Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari origjinën e tij arbëreshe, duke deklaruar lidhjet e tij me Shqipërinë përpara ambasadorit shqiptar në Canberra dhe komunitetit shqiptaro-australian.
Gjatë një ceremonie të organizuar për “Miqtë Shqiptarë të Parlamentit”, Albanese zbuloi rrënjët e tij arbëreshe nga Barletta, një qytet në rajonin e Pulias në jug të Italisë, i njohur për komunitetin e tij të madh arbëresh, që numëron rreth 100 mijë njerëz.
“Diku në të kaluarën time, pa dyshim që kam një lidhje shumë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Barletta ndahet vetëm nga deti me Shqipërinë,” tha kryeministri australian gjatë fjalimit të tij, duke treguar lidhjen e ngushtë mes origjinës së tij dhe historisë shqiptare.
Kjo deklaratë ka ngjallur krenari tek komuniteti shqiptaro-australian dhe ka theksuar rolin e fortë të arbëreshëve në historinë e diasporës shqiptare.
🇦🇺🇦🇱 Video: Australian PM Anthony Albanese statement at the launch of the Parliamentary Friends of Albania group, acknowledging his Albanian connection. pic.twitter.com/xtlQn5Weam
— kos_data (@kos_data) November 26, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.