×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ky fshat në Shqipëri është lider për kultivimin e nektarinës

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 20:21

    Është fshat i zakonshëm i Fierit, por i veçantë në historitë e suksesit bujqësor. Kafaraj është lider në prodhimin e luleshtrydhes dhe të nektarinës.


    Kafaraj është një fshat i vogël, por njerëzit punëtorë e kanë bërë atë më të famshmin jo vetëm ne Fier.

    Të gjithë e njohin si fshati lider i brandit shqiptar “Strawberry made in Kafaraj”, por në të vërtetë, ky fshat kultivon dhe frutin elitar, të nektarinës.

    Këtu jemi në plantacionet e vëllezërve Troka, të cilët së bashku kultivojnë rreth 6000 rrënjë nektarinë në një sipërfaqe prej 6 ha. Artan Troka e ka nisur biznesin familjar rreth 25 vite më parë, në një traditë të ngritur hershëm në Kafaraj, i dëgjuar edhe para viteve ’90 si fshati i nektarinës dhe pjeshkës. Sot ata vjelin frytet e një pune të mundimshme, që është kthyer edhe gëzimi i tyre familjar. Fati i mirë i ka bashkuar të dyja: edhe tokën pjellore edhe afërsinë me lumin Vjosa.

    “Fillimisht ishte biznes shumë fitimprurës, mirëpo tani janë shtuar shumë. Është dhe mungesa e tregut dhe kushtet atmosferike. E zë lumi ka pjesën e mirë, por edhe të keqe se vjetëron bimën”.

    Vëllezërit Troka nuk janë të vetmit sot në Kafaraj që kultivojnë nektarinë. Me dhjetra fermerë punëtorë i janë kthyer mbjelljes së sipërfaqeve të tëra më këtë drufrutorë, duke e shndërruar fshatin Kafaraj në fshatin më të famshëm në Fier dhe në Shqipëri. Aty numërohen mbi 40 ha të mbjellë me nektarinë, kurse në të gjithë zonën e Frakullës, statistikat arrijnë në disa dhjetra ha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!