×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tërmeti i sotëm prej 5.3 shkallësh shemb pjesërisht kompleksin 12-katësh në Durrës

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 17:40

    Një kompleks pallatesh 12-katësh në Durrës ka pësuar dëmtime të mëdha nga goditjet e fundit të tërmetit.


    Dëmtimet më të shumta, ai i ka marrë nga tërmeti i pasdites së të mërkurës, i cili ishte me magnitudë 5.3 i shkallës rihter.

    Ky kompleks pallatesh ka 285 apartamente dhe aty jetonin 150 familje. Nga tërmeti i fundit janë shkëputur pjesa më e madhe e mureve anësore, janë shembur shkallët, ndërsa pallati është anuar.

    Fatmirësisht, në tërmetin e së mërkurës nuk kishte banorë që ndodheshin në ndërtesë.

    “Ka pasur banorë që herë pas here janë ngjitur në momente të ndryshme, por në momentin e tërmetit nuk kishte në pallat. Ne nuk futemi më aty as për të marrë rrobat”, shprehet një prej banorëve. /a2cnn/.


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!