×
  • Lajme
  • Shqipëria

    LGBTI bën Paradën e Krenarisë në Tiranë

    Reporteri
    18 Maj 2019 | 18:46

    “Parada e Krenarisë”, një eveniment simbol i komunitetit LGBTI është zhvilluar edhe në Tiranë.


    Përqafime, buzëqeshje dhe ngjyrat e ylberit kanë mbizotëruar të shtunën në kryeqytetin shqiptar në rastin e ditës kundër homofobisë.

    E pranishme në këtë paradë ka qenë dhe avokatja e popullit Erinda Ballanca. Mbështetësit e LGBTI kanë marshuar te bulevardi Dëshmorët e Kombit me pankarta në duar për të pedaluar dhe apeluar në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transofobisë.

    Në vitin 2007 Shqipëria ka nënshkruar  Deklaratën e Kombeve të Bashkuara mbi Orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!