Vajza që shihni në fotot më poshtë është Xhesika Biqiku 20-vjeçarja e cila nuk ia doli dot për shkak të plagëve të marra nga tullat e rëna në pallatin ku ajo banonte ditën që ra tërmeti. Ajo ndërroi jetë sot në Spitalin e Traumës.
Vetëm 2 orë më parë, kur kryeministrit Edi Rama i cili ndodhej në Kombinat babai i Xhesikës i kërkoi mes lotësh ndihmë për ta dërguar jashtë vendit për kurim.
“Kam gocën në spital, në reanimacion. Tani po rrinë doktorët, italiani dhe shqiptari, faleminderit shumë po u përmend një çik thonë italianët direk ne do ta çojmë në Itali. Kam gocën e madhe, Sabinën, jashtë rrezikut është sakatu. (qan) Po ashtu fol ndonjë llaf të mirë të ma çojnë gocën, të mbushë 20 vjeçe”, tha i ati i Xhesikës mes lotësh. (video: minuta e parë)
Xhesika bashkë me të motrën Sabinën mbetën të plagosura pasi iu ranë tullat në kokë, kur dolën nga shtëpia e tyre në Kombinat nga tërmeti i 26 nëntorit. Sabina ndodhet në spital jashtë rrezikut ndërsa Xhesika ishte në koma deri mesditën e sotme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.