×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Mbështetësi i paepur i Shqipërisë”, Rama ndan foton me shefin e NATO-s

    Reporteri
    17 Dhjetor 2024 | 22:59

    Nga Selia e NATO-s në Bruksel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë foto me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Mark Rutte.

    Në një reagim në ‘Facebook’, Rama shkruan se Rutte është miku i veçantë dhe mbështetësi i paepur i Shqipërisë.

    “Bruksel, Selia e NATO – Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze”, ka shkruar Rama krahas fotos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!