×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Mbytet një fëmijë në pellgun e parkut japonez në Korçë

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 17:45

    Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës.


    Raportohet se një fëmijë, i seksit mashkull, rreth 8- vjeç është mbytur në parkun e quajtur “Japonez”.

    ‘Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar.

    Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.

    Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!