×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me 11 maj, vendimi për hapjen e kufijve

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 10:27

    Pas një jave qeveria shqiptare do të vendosë nëse do të hapë kufijtë me shtete të tjera.


    Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit Besa Shahini në përgjigje të interesimit të maturantëve të mbetur jashtë Shqipërisë dhe që kërkojnë informacion mbi afatet e provimeve të maturës.

    Besa Shahini: Në datën 11 maj është e mundur që të merret një vendim për hapjen ose jo të kufijve. Nëse nuk e kemi një vendim deri atëherë, do të merremi me ju individualisht.

    Sa i përket testeve, ministrja deklaroi se pas datës 4 maj do të ketë informacion të përditshëm ndërsa online do të ketë shembuj të testeve.

    Besa Shahini: Nga data 4 maj, drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi cdo ditë do ju njoftojë për detaje të ndryshme.

    Kthimi në klasa për nxënësit nuk është I detyrueshëm

    Besa Shahini: Kthimi në shkollë nuk është i detyrueshëm. Ne po i hapim shkollat për maturantët ekskluzivisht për shkak se ju keni kërkuar që të keni konsultime me mësuesit tuaj përpara se të bëni provimin e maturës.

    Për të gjithë maturantët që do të kërkojnë q ëtë ndjekin mësimet online ose të mësojnë në shtëpi, u kërkohet që brenda datës 11 maj të informojnë drejtorinë e shkollës. Kjo për ti krijuar mundësinë që të përgatisin klasat për respektimin e standardeve të distancimit social.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!