×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me 500 bimë kanabisi në një shtëpi në Britani, arrestohet shqiptari: Shkova vetëm për t’i korrur

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 23:49

    Një shqiptar 29-vjeçar është arrestuar nga policia britanike pasi policia zbuloi më shumë se 500 bimë kanabis në tre dhoma të një banese në Gainsborough.


    29-vjeçari Olsi Ferhati u arrestua brenda shtëpisë ku rriteshin bimët. Ai i tha uniformave blu se nuk kishte asnjë lidhje me fermën e kanabisit por kishte shkuar vetëm për t’i korrur ato.

    Banesa ishte e sofistikuar pasi kishte ndriçim artificial, ndërsa matësi ishte shkëputur. Furnizimi me ujë për rritjen e bimës bëhej nga tualeti i banesës.

    62 bimë kanabisi u gjetën në dhomën e ngrënies, ndërsa 55 bimë të tjera ishin kultivuar në një dhomë gjumi. Pjesa tjetër ishin mbjellë në papafingo dhe pas shkallëve.

    Ekspertët u shprehën se vlera e lëndës narkotike shkon nga 381,000 £ deri në 636,000 £.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!