Mediat turke kanë raportuar dhe kanë dhënë detaje lidhur me arrestimin e shtetasit turk Faruk Ozer, i cili ditën e sotme ka rënë në prangat e policisë shqiptare.
Haber Turk shkruan se Drejtori i Përgjithshëm i Thodex në arrati, Fatih Özer është kapur në Shqipëri si rezultat i një operacioni të kryer nga policia shqiptare.
Sipas medias turke policia shqiptare kapi Fatih Ozerin në operacionin që ai organizoi në orën 08:30, ndërkohë që vazhdon marrja e tij në pyetje pranë autoriteteve shqiptare.
Policia shqiptare ka ndaluar 3 muaj më parë 2 persona që kanë qenë në kontakt me Fatih Özerin të cilët i ka lënë të lirë, por ka nisur ndjekjen e tyre.
Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme turke thuhet se “Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledar Çuçi, ka njoftuar sot në mëngjes ministrin e Brendshëm Süleyman Soylu se themeluesi i Thodex, i arratisuri Faruk Fatih Özer, i cili ishte në kërkimu kap në Vlorë në Shqipëri dhe identiteti i tij u konfirmua nga rezultatet biometrike”.
Mësohet se policia shqiptare ia ka përcjellë autoriteteve turke për identifikim fotografinë e Fatih Özer. Ndërkohë kanë nisur veprimet për ekstradimin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.