×
  • Lajme
  • Shqipëria / Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

    Merret vendimi, Ajola Xoxës s’i kthehen sendet e sekuestruara

    Reporteri
    19 Shkurt 2025 | 17:01

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin në lidhje me ankimin e bashkëshortes së Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxe.

    Në vendimin e saj, gjykata ka miratuar vendimin nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke lënë të pandryshuar masën e sekuestrimit të sendeve të përfshira në çështje. Ky vendim i apelimit ka konfirmuar atë të mëparshmin, duke e lënë në fuqi ndalimin e kthimit të sendëve të sekuestruara, shkruan A2 CNN.

    “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 19.02.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, dhe vendosi:

    Miratimin e vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

    Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!