Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se partia e tij do të bashkëpunojë me të vetmen Parti Demokratike (PD) që njeh, atë që drejtohet nga Sali Berisha.
Meta përmes një konference për media ka thënë se 7 korriku ishte një tregues i qartë se PD dhe opozita janë “zgjuar nga gjumi”.
“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një. Dhe është një parti me shumë kontribute për historinë e Shqipërisë dhe me përgjegjësit e saj. Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD, që është një vetëm një, siç është mbarë populli opozitar një dhe vetëm një. Koha e përgjumjes së PD-së dhe e opozitës, për hatër të PD ka mbaruar njëherë e përgjithmonë. 7 korriku ishte një tregues i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira që është themeluar PD. Do të bashkëpunojmë shumë ngushtë për referoma territoriale. Do të bashkëpunojmë me secilën parti, s’kemi paragjykime”, tha Meta, transmeton telegrafi.
Sipas tij zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë një triumf i vendosjes së llogaridhënies.
“Zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë një triumf i vendosjes së llogaridhënies”, tha Meta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.