Presidenti shqiptar Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për media, ku iu përgjigj gazetarëve në lidhje me nisjen e procedurave nga ana e PS për shkarkimin e tij.
Ai tha se presidenti është i Republikës dhe Republika e shqiptarëve. “Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti, natyrisht jo nga ky; por nga një Parlament tërësisht legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon qytetarëve”, ishte reagimi i Ilir Metës ndaj tentativës për shkarkimin e tij nga ana e Partisë Socialiste.
Meta deklaroi sot se do të dekretojë shumë shpejt datën e re të zgjedhjeve vendore dhe thërrasë për konsultë, kreun e PD, Lulzim Basha dhe kreun ePS, Edi Rama, raporton Tch.
“Sa më parë të jetë e mundur po punojmë me qetësi dhe përgjegjësi. Dekreti është në fuqi dhe Presidenti mban shëdim për çdo institucion që shkel ligjin”, paralajmëroi Meta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.