×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta: Kryeministri Rama do të reflektojë deri të shtunën

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 21:38

    Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shkruar në rrjetin social mbi takimin që ka patur me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi në lidhje me konsultimin për krizën politike dhe caktimin e datës 13 tetor si data e re e zgjedhjeve vendore.


    Në njoftimin e postuar vetë nga Meta, Presidenti i Republikës është shprehur se ka besimin që kryeministri do të reflektojë deri ditën e shtunë, një ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit.

    “Në vijim të konsultave me partitë politike, për caktimin e 13 tetorit 2019 si datë të zgjedhjeve vendore dhe zgjidhjen e krizës aktuale, prita sot në takim kryetarin e PDIU, z. Shpëtim Idrizi.

    Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i jep ekskluzivisht të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm Presidentit të Republikës.

    Ndaj e ftoj opozitën të jetë më e qetë dhe të mos provokohet nga askush që kërkon trazira në Shqipëri dhe në Ballkan.

    Si studentë të Dhjetorit ’90, së bashku me z.Idrizi shprehëm besimin se Kryeministri Rama do të reflektojë deri të shtunën”, thekson Meta

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!