Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë të qartë se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor.
Në një intervistë të dhënë për Al Jazeera, kreu i shtetit theksoi se dekreti i rij është botuar në fletoren zyrtare dhe se të gjitha palët janë të detyruara të zbatojnë.
Meta i qëndroi bindjes se nuk ka shkeluar asnje nen të kushtetutës me shtyrjen e dates se zgjedhjeve lokale.
“Nuk ka nen në kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që është shkelur nga presidenti. Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor. Ky dekret është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare dhe të gjithë kanë detyrimin ta zbatojnë atë. Është vetëm një autoritet suprem që mund të gjykojë këtë dekret, që është Gjykata Kushtetuese, e që nuk është funksionale për momentin, siç e përmendet ju me të drejtëShqipëria ka pasur disa probleme edhe në të kaluarën me zgjedhjet dhe nëse nuk tregojmë normalitet dhe përparim në lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore do të ishte një katastrofë.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.