Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi një takim informues me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian akredituar në Tiranë lidhur me dekretin e firmosur për anulimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve vendore.
Burimet bëjnë të ditur se takimi është mbajtur në Pallatin e Brigadave.
“Burimet bëjnë me dije se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me krizën që ka përfshirë prej muajsh, gjithë politikën shqiptare dhe rrezikun e konflikti civil. Mësohet gjithashtu nga burime nga Pallati i Brigadave se Presidenti i ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe përse shtyrja e zgjedhjeve mbeshtetet ne Kushtetute dhe tashmë ka fuqi ligjore pasi është botuar në Fletoren Zyrtare”.
Takimi ka zgjatur rreth 2 orë dhe i pranishëm ka qenë ambasadori i BE, Luigi Soreca edhe ambasadorët e tjerë të vendeve të BE.
Ndërkohë po sot maxhoranca dorëzoi në Kuvend kërkesën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kërkesa u firmos nga 55 deputetë socialistë.