×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë jep detaje për 4 çekët e arrestuar sot në Uzinën e Poliçanit

    Reporteri
    21 Gusht 2022 | 14:40

    Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri bëri të ditur se ka ndaluar katër persona të cilët po lëviznin pranë Uzinës së Poliçanit, një tjetër impiant ushtarak.

    “Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar. Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke”.

    “Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm. Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend”, tha ministria përmes një njoftimi për mediat.

    Ngjarja ndodhi vetëm pak orë pasi tre persona të tjerë, dy rusë dhe një ukrainas, u arrestuan të shtunën në mbrëmje pasi tentuan të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, duke lënduar me spray edhe 2 efektivë të forcave të Armatosura. Mes pistave të hetimit nuk është përjashtuar edhe spiunazhi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!