Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka përcjellë mesazhe pozitive lidhur me luftën ndaj koronavirusit.
Kalo shkruan se virusit supertinzar Covid 19 së shpejti, puna e mjekëve da ta zërë “shah mat”.
STATUSI I PLOTE:
FILLIMI I MBARË shënon edhe gjysmën e punës….Negativizimi dhe pragshërimi i plotë i të sëmurit të parë me Covid-19, shënon një SUKSES të merituar të ekipit të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive….SUKSESE edhe të mëtutjeme të gjithë Mantelbardhëve, Infermjerëve, Imazheristëve, Farmacistëve, Sanitarëve, Barelistëve, Koordinatoreve dhe Administratoreve të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”…..Jemi për momentin “remi” në ndeshjen e gjatë të shahut me supertinzarin Covid-19…PUNA, PROFESIONALIZMI dhe PËRKUSHTIMI i ekipit tone, jam mëse i sigurtë se në një kohë jo të largët, do ta “zërë shah-mat” këtë sëmundje mjaft të rrezikshme por jo të pamposhtëme…. Durimi, Guximi dhe Këmbëngulja e të gjithëve NE, por edhe e të gjithë kolegëve në QSUT si dhe në ngrehinat e tjera të Shëndetit Publik të paracaktuara për ndjekjen e të sëmurëve me Covid-19, do të na nxjerë PATJETËR faqebardhë në këtë betejë për triumfin e JETËS!!!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.