Ky është momenti kur dy persona ende të paidentifikuar, të veshur sportive me të zeza dhe me maskë anti covid afrohen me biçikletë pranë servisit të makinave në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë dhe vendosin lëndën plasëse. 40 sekonda pasi mbërrijnë, njëri prej tyre afrohet në biznesin në pronësi të Ronaldo Petit dhe i vendos tritolin.
Dy autorët largohen me shpejtësi prej andej, ndërsa lënda plasëse shpërthen pas disa sekondash. E gjithë skema ka ndodhur në 1 minutë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:35 minuta. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëme material.
Për shkak të sasisë së vogël të tritolit të vendosur në servis, policia dyshon se është një formë kërcënimi për pronarin e biznesit.
Ronaldo Peti, pronar i servisit, u mor në pyetje nga grupi hetimor. Ai u tha oficerëve të komisariatit se lënda plasëse i është vendosur nga konkurrenca dhe se nuk ka konflikte me ndonjë person.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.