×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Momenti kur “spiunët” e arrestuar në Shqipëri mbërrijnë në Gjykatë

    Reporteri
    24 Gusht 2022 | 10:36

    Dy rusët Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov të arrestuar të shtunën pasi tentuan që të hynin në uzinën e armatimeve në Çekin të Gramshit do të dalin sot para gjykatës së Elbasanit për t’u njohur me masën e sigurisë.

    Sipas dosjes hetimore të dorëzuar nga prokuroria e Elbasanit në gjykatën e këtij qyteti të huajt dyshohet se kanë hyrë në Shqipëri me detyra të caktuara nga shërbimet e inteligjencës ruse.

    Ndaj tre shtetasve të huaj, janë ngritur akuzat “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

    Atyre u janë sekuestruar Chevrolet, dronë, sasi e konsiderueshme parash, 1 pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën, laptop, karta sim, harddisk I jashtë, 1 fishe, 1 predhë fisheku, dokumente identifikimi, pajisje kampingu, bombul spraj përdorur në formën e spraj neuroparalizues dhe telefona celularë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!