Për të mos pasur spekulime dhe abuzime, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje të gjithë donatorëve që t’i drejtohen ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile.
“Mund të ketë nevojë për shumë më tepër koordinim dhe harmonizim.
Ata që nisen për të ardhur të adresohen në drejtim të ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencave për të ndihmuar një shpërndarje sa më të shpejtë ndihmave
Po ndodh një rast konfuzion, një situatë ku nuk po përfitojnë, ose përtej njerëzve që përfitojnë me të drejtë ka dhe abuzim.
Ne po përgatitemi për një konferencë donatorësh për zonën shqiptar folëse duke përfshirë si dy shtylla sipërmarrjen në Shqipëri dhe Kosovë.
I drejtoj një lutje atyre që nuk po kursehen që ta dinë këtë dhe të na përgjigjen kur të na duhen”, tha Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.