×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në këtë vend të Shqipërisë, asnjë pushues në plazh

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 16:14

    Ndotja në Kune të Shëngjinit u ka kushtuar shumë bizneseve dhe gjithë zonës. Aktualisht aty nuk ka pushues, ndërsa ende nuk janë marrë masa për pastrimin.


    Mund të jetë nga plazhet e vetme ku s’ka shkelur ende një pushues. Bëhet fjalë për Kunen në Shëngjin. Aroma e rëndë e algave që erdhën këtu disa ditë më parë nga ujërat e Lagunës vazhdon. Kurse në rërë ka mbetje të ndryshme që ka sjellë deti.

    Asnjë biznes privat i zonës nuk është hapur. Ata presin ndryshimin e situatës. Problematika përshkon thuajse të gjithë bregdetin e Kunës, rreth 2 km vijë bregdetare, transmeton abcnews.al.

    Autoritetet e Bashkisë thonë se për Kunen duhet të interesohen të gjitha instiutcionet.

    Kune ashtu si në sezonin e kaluar u ndot disa ditë më parë. Dyshimet janë se kjo ndodh nga hidrovoret. Ata derdhin në lagune ujërat e grumbulluara prej tyre. Ministria e Turizmit është angazhuar për parandalimin, por vendorët thonë se Ministria e Bujqësisë nuk ka marrë masat e duhura për shmangien e kësaj ngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!