60 orët e shtetrrethimit i kanë dyndur qytetarët drejt tregjeve për të bërë pazaret e nevojshme.
Tregu “Dinamo” të ofron këtë panoramë këtë të premte, ndërsa pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për ruajtjen e distancës, qytetarët janë të përqëndruar për të kryer pazaret e nevojshme.
Për çmimet nuk kanë ankesa, ndërsa ata që ankohen për situatën e krijuar janë tregtarët, që përveç rrezikut të infektimit nga koronavirusi shqetësim kanë edhe rënien e punës.
Ndërkohë në tregun pranë Shkollës së Baletit janë dy realitete të ndryshme.
Ajo e tregut të bashkisë i cili është i zbrazur.
Dhe ajo në tregjet private ku numri i qytetarëve është i lartë dhe nuk respektohet as distanca sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.