Procesi i integrimit evropian i Shqipërisë vijon sot me zhvillimin e Konferencës së tretë ndërqeveritare Shqipëri – BE për hapjen e grupkapitullit të VI të negociatave.
Këto përfshijnë “Marrëdhëniet me jashtë”, me kapitujt negociues 30 dhe 31, përkatësisht “Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, së bashku me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës (30, 31) të grupkapitullit të VI.
Konferenca Ndërqeveritare i paraprin Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet ditën e nesërme, si dhe një sërë takimeve që Rama dhe ministrat e kabinetit do të zhvillojnë me përfaqësues të lartë të BE.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.