Ditën e sotme në Shqipëri ka nisur procesi i vaksinimit masiv për të moshuarit mbi 70 vjeç me vaksinën kineze Sinovac.
Në Vlorë kanë mbërritur 6 mijë dozat e para të vaksinës kineze të cilat do të përdoren për të vaksinuar pjesën e grupmoshës për moshat e treta.
Mësohet se vaksinat do të kryen në pallatin e sportit në Vlorë dhe në qëndrat shëndetësore të lagjeve për të bërë të mundur vaksinimin sa më shpejt të kësaj grupmoshe.
Gjithashtu sot 8 mijë doza vaksine kineze kanë mbërritur dhe në Fier, ku bëhet me dije se do të bëhet i mundur vaksinimi i të personave mbi 70 vjeç.
Ndërkohë më herët ISHP këtë të dielë ka dërguar 1000 doza të vaksinës kineze në Gjirokastër, për të vijuar me vaksinimin e të moshuarve mbi 70 vjeç.
Në të gjithë rrethin e Gjirokastrës janë ngritur 13 qendra vaksinimi të cilat janë në shërbim të procesit për të vaksinuar të moshuarit mbi 70 vjeç. Gjithashtu sot pranë qendrave të vaksinës janë paraqitur dhe të moshuarit mbi 80 vjeç të cilët marrin dozën e dytë.
Ndër të tjera bëhet me dije se dhe në Sarandë ka nisur aplikimi i vaksinës kineze, ku këtë të dielë kanë mbërritur 1200 dozat e para.