×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një i vdekur e 4 të lënduar, si ndodhi aksidenti në Gramsh

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 18:22

    Një defekt teknik në mikrobuzin me pasagjerë ka qenë shkaku që nxorri makinën jashtë rrugës e ku për pasojë humbi jetën një person e 4 të tjerë u plagosën.


    Policia bën me dije lajmin në informacionin paraprak për aksidentin e rëndë në fshatin Kabash të Gramshit.

    Gramsh/ Informacion paraprak

    Rreth orës 16:20, në fshatin Kabash, Gramsh, automjeti tip mikroautobuz që drejtohet nga shtetasi B.Ç., banues në fshatin Poroçan, Gramsh, si pasojë e një defekti teknik ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Ll., rreth 35 vjeç, si dhe janë plagosur 4 pasagjerë, të cilët po transportohen me autoambulanc për në Spital.

    Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!