×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Nuk e vrau varka, por shteti”, nis protesta e shoqërisë civile për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë

    Reporteri
    04 Gusht 2022 | 19:21

    Ka nisur grumbullimi i personave që po marrin pjesë në protestën që do zhvillohet para Ministrisë së Brendshme, e thirrur kjo nga Shoqëria Civile nën moton: “Nuk e vrau varka, por shteti”.

    Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase, i cili më parë kishte mbajtur edhe postin e kreut të Komisariatit të Himarës.

    Ndërkohë kujtojmë se përgjatë këtyre ditëve, janë mbajtur homazhe, me qirinj e lule, në vendin ku e vogla humbi jetën, si dhe para Kryeministrisë.

    Po ashtu edhe Dom Gjergj Meta organizoi ditën e djeshme një marshim homazh në Shëngjin, që nisi nga Kisha e Shëngjinit në orën 19:00 dhe vijoi përgjatë bregdetit, ku qytetarët mbajtën lule dhe qirinj në duar.

    Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë edhe Partia Demokratike, si dhe Partia e Lirisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!