Teksa saga e grupeve të kërkim-shpëtimit në Durrës për gjetjen e të mbijetuarve apo viktimave të tjera të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit vijon, është rritur bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.
Katër trupa pajetë janë gjendur në banesën e familjes Lala në zonën e Ish- kënetës, duke e çuar kështu në 47 numrin e viktimave.
Zonat më të dëmtuara nga tërmeti janë Durrësi dhe Thumana ndërsa prej mbrëmjes së djeshme në Thumanë janë ndërprerë operacionet e kërkimit pasi pas nxjerrjes së tre trupave të pajetë nuk ka më informacion për trupa të tjerë të zhdukur.
Ndërkaq në Durrës operacioni vazhdon me shpresën për të nxjerrë njerëz të gjallë nga rrënojat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.