×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Nxirren të gjithë personat nga rrënojat në pallatin 6 katësh në Durrës

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 15:46

    Ekipet e kërkim shpëtimit kanë mbyllur operacionin në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18 në Durrës, pranë Kryqit të Kuq.


    Në këtë pallat u shuan dy familje, ndërsa pas dy ditëve nga tërmeti kërkimet janë mbyllur pasi nga familjarët dhe të gjithë të njohurit nuk mendohet të ketë asnjë person tjetër nën rrënoja.

    Ndërkohë me tre qen nuhatës, grupet kroate kanë shkuar tek gërmadhat e hotel “Mira Mare” për të bërë kontrollin e fundit.

    Nga këto gërmadha është nxjerrë edhe viktima që mendohet se është e fundit, 41-vjeçari Sotiraq Misha.

    Forcat kroate janë të pajisura me tre qen nuhatës që do të kontrollojnë të gjithë zonën.

    Nëse qentë lehin do të thotë se ka ende viktima nën rrënoja. Ndërkohë grupet e kërkim shpëtimit janë ndalur për shkak se nuk është raportuar për person tjetër nën rrënoja.

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!