Ka qenë një periudhë mjaft aktive për Partinë Demokratike, me protesta të njëpasnjëshme, 8 prej tyre kombëtare.
Ditën e djeshme, presidenti Ilir Meta ka njoftuar vendimin për të çdekretuar datën e zgjedhjeve dhe mesa duket eksponentë të kësaj partie e kanë shfrytëzuar, si një moment “qetësie” për të bërë disa pushime.
Ish-deputeti, Enkeled Alibeaj është zhvendosur në jug ku shfaqet duke shijuar rrezet e diellit dhe ujin e pastër të bregdetit të Jonit.
Kujtojmë se opozita në Shqipëri dje mbajti protestën e tetë me radhë.
Pas mbylljes së protestës kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se opozita nuk do të hedhë asnjë hap pas, ndërsa shtoi se zëri i protestuesve kumboi në kryeqytetet më të rëndësishme të botës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.