Në Radhimë e Orikum të Vlorës këtë vit ka më pak turistë.
Rritja e çmimeve duket të jetë një ndër arsyet që bregdetit të jugut këtë verë i mungojnë pushuesit.
Turistët thonë se çdo gjë është shtrenjtuar nga hotelet, ushqimet e deri te shezlongët.
Një vit më parë dhomat e njësive hotelire ishin në kapacitet të plotë gjë që tashmë nuk ka ndodhur.
Këtë rritje të çmimeve ua faturojnë sërish qytetarëve.
Në njësitë hoteliere të Vlorës ka pasur rritje të çmimeve, është rritur dhe çeraja e banesave.
Gushti mbetet muaji i shpresës për turoperatorët pasi qershori dhe korriku nuk përmbushën pritshmëritë që kishin për këtë sezon veror.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.