×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pamje të frikshme të aksidentit në Vorë, polici fluturon disa metra në ajër

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 21:09

    Një veturë e drejtuar nga një 20-vjeçar gjatë ditës së sotme në Vorë, ka përplasur një polic rrugor.


    Sikurse edhe mund të shihet edhe nga këto pamje të siguruara nga Ora News, automjeti i 20-vjeçarit ka ardhur me shpejtësi dhe e ka hedhur disa metra tutje policin.

    Një efektiv tjetër i policisë rrugore i ka bërë thirrje me tabelë të ndalojë, por 20-vjeçari pasi nuk ka pasur mundësi të parakalojë, ka frenuar dhe nga devijimi ka përplasur efektivin e policisë.

    Patrulla e policisë ishte e vendosur për të kryer kontrolle dhe kishte ndaluar një automjet tip BMW X5, pasi ndaj shoferit ishin duke u kryer veprimet procedurale për masë administrative.

    Polici është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!