×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pas dy ditësh nën rrënoja, nxirret pa shenja jete një 54 vjeçar në Durrës

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 14:47

    Është nxjerrë i pajetë nga rrënojat e hotel ‘Mia Mare’ një tjetër person, duke e çuar numrin e viktimave në 41 të humbur.


    Fjala është për një 54 vjeçar, i cili kur ka dalë nga rrënojat ka qenë i gjymtuar në pjesën e poshtme (këmbët).

    Me nxjerrjen e tij nga rrënojat e hotelit në Durrës, tashmë bilanci shkon në 41 persona.

    Njëri prej të afërmve të burrit kur ka parë skenën ka pësuar gjëndje të fikëti dhe është rrëzuar në tokë. Një autoamvulancë e ka marrë të riun dhe po e dërgon në spitalin e Durrësit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!