Pasi një polic me skafin e tij vrau në mënyrë makabre një vajzë 7 vjeçare në bregdetin e Himarës, një tjetër video shfaq se si një person me motor uji Jet Ski rrezikon pushuesit në Gjirin e Lalëzit në Durrës.
Nga video, shihet se Jet Ski lundron me shpejtësi të madhe dhe shumë afër kokave të pushuesve që lahen në det.
Motorët e ujit dhe skafet janë shndërruar në mjete të rrezikshme lundruese në plazhet e Shqipërisë.
Shumë shpesh këto mjete lundruese janë futur në plazh dhe kanë lënduar pushuesit ndërsa rasti i fundit përfundoi me një tragjedi në plazhin e Himarës.
Një zyrtar i policisë me skafin e tij u fut me shpejtësi të madhe në bregun e detit duke e mbytur një vajzë 7 vjeçare./Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.