×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PD: Ballkani i Hapur i shërben pushtetit Rama e Vuçiq

    Reporteri
    03 Shtator 2022 | 22:55

    Partia Demokratike e Shqipërisë ka thënë se nisma Ballkani i Hapur është në shërbim të interesave personale të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq.

    Anëtari i Kryesisë, Aldo Bumçi citoi një studim të Institutit “Rockfeller” që sipas tij, nxit dyshimet mbi agjendën e fshehtë të kësaj nisme.

    Studimi, sipas Bumçit, rikonfirmon shqetësimet e përsëritura se “Ballkani i Hapur” priret të thellojë edhe më shumë ndasitë mes vendeve të rajonit, në vend që të rrisë bashkëpunimin sikundër pretendojnë Rama dhe Vuçiq.

    Bumçi thotë se “Ballkani i Hapur” dëshmohet edhe njëherë një nonsens politik dhe ekonomik nga qendrat prestigjioze ndërkombëtare. /TCh

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!