×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përplasjet në Parlament, Ervin Salianji reagon nga burgu: Opozita po mbrohet, krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë

    Reporteri
    03 Tetor 2024 | 16:42

    Opozita e nisi këtë të enjte me një aksion të mirëmenduar, pas përjashtimit nga Kuvendit të shumicës prej tyre.

    Tensioni, dhuna, përleshje dhe flakët mbizotëruan kësaj radhe vetëm në oborrin e Kuvendit, ndërsa ka ardhur edhe një reagim nga Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit.

    Salianji shkruan se dhuna dhe brutaliteti më i madh është eliminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet.

    “Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse.

    Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësinë e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima.
    Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eleminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjësuar të drejtat.

    Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës. Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik“-thuhet në reagimin e Salianjit./Top Channel/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!