Një sherr i nisur për parkimin e makinës mësohet se ka qenë pikënisja e konfliktit që përfundoi me përdorimin e armës mbrëmjen e së martës te katedralja në Lezhë, 10 shtator 2019.
Aleksandër Dedgjonaj dhe Ardian Kola që mbeti i plagosur në këmbë, mësohet se i kishin dyqanet ngjitur me njëri-tjetrin në një objekt.
Dedgjonaj ka nxjerrë armën dhe ka plagosur në këmbë 37-vjeçarin Kola nga Lezha, i cili po merr mjekim në spital.
Policia po punon për kapjen e Aleksandër Dedgjonaj, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.