×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Po luante me bombolën e oksigjenit, vdes 2 vjeçari në Fier

    Reporteri
    21 Gusht 2022 | 15:02

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Levan të Fierit në Shqipëri këtë të diel.

    Një 2-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit, pasi është dëmtuar aksidentalisht nga një bombol oksigjeni me të cilën po luante.

    Mësohet se fëmija mori dëmtime të rënda, pasi bombola e oksigjenit i ra në kokë.

    Njoftimi:

    Në spitalin e Fierit, është sjellë nga familjarët për të marrë mjekim, një fëmijë i mitur 2 vjeç, i cili duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombul oksigjeni, e cila i ka rënë në kokë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka humbur jetën.

    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!