Policia greke në Athinë ka njoftuar këtë të dielë se do të ndalojë zhvillimin e një tubimi nga ana e shqiptarëve, duke mos dhënë lejen e kërkuar prej organizatorëve.
Sipas mediave helene është njoftuar nga autoritetet se me vendim të Drejtorit të Policisë së Atikës Juglindore ndalohet mbajtja e këtij tubimi publik në natyrë nga qytetarët shqiptarë.
Tubimi i bashkëkombësve tanë ishte paralajmëruar përmes rrjeteve sociale, për t’u zhvilluar ditën e sotme në orën 19:00, në rrugën “Koris”, në zonën e Alimos.
Por sipas policisë greke ky tubim është vendosur të ndalohet pasi “ka rrezik serioz për prishje të jetës social-ekonomike në zonën e caktuar dhe mbajtja e tij do të shkaktojë pengesë të trafikut dhe aksesit në shërbimet publike, organizatave me përfitim publik dhe institucioneve që ofrojnë shërbime mjekësore, apo funksionimit të infrastrukturave dhe objekteve publike dhe furnizimit të tregut me sende jetike”.
Kujtojmë se pas festimeve për Ditën e Pavarësisë, ku shqiptarët “pushtuan” sheshin kryesor të Athinës, Syntagma, duke festuar me flamuj kuqezi, valle dhe këngë patriotike, mediat greke reaguan ashpër duke akuzuar kryeministrin Kyrioakos Mitsotakis për qasje të butë ndaj këtyre shfaqjeve të emigrantëve nga Shqipëria. (A2)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.