×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia: Autori kreu manovrime të pakujdesshme me skaf që çuan në vrasjen e 7-vjeçares

    Reporteri
    03 Gusht 2022 | 14:12

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka konkluduar të mërkurën se shtetasi Arjan Tase kreu manovrime të pakujdesshme me skaf 15 metra larg bregut. Nga këto manovrime, sipas Policisë, ai goditi me pjesën e pasme të mjetit lundrues 7-vjeçaren J.A., të cilës i shkaktoi vdekje të menjëhershme, në plazhin e Potamit në Himarë të martën.

    Autori i ngjarjes u arrestua menjëherë nga Policia dhe akuzohet për veprën penale “vrasje e kryer nga pakujdesia”.

    Ai u përjashtua edhe nga Komisariati në Elbasan ku punonte si oficer policie.

    Sipas Policisë, Tase është futur me skaf në hapësirat ujore të përcaktuara për pushuesit. “Kjo hapësirë ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet”.

    Përveç Tases, edhe dhjetëra policë në grada të ndryshme u suspenduan nga detyra deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!