×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia jep detaje për të arrestuarit në Uzinën e Poliçanit: Dy gratë fotografonin nga jashtë, burrat e tyre ishin futur në tunel

    Reporteri
    21 Gusht 2022 | 15:13

    Policia e Poliçanit ka reaguar rreth ngjarjes ne uzinën e armëve në Poliçan.

    Sipas policisë në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake janë konstatuar 2 gratë çeke, shtetaset me inicialet P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe me aparat fotografik.

    Ndërsa në brendësi të tuneleve të Uzinës janë gjetur dy shtetas të tjerë çekë.

    Poliçan/Informacion paraprak

    Sot, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.

    Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm.

    Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke.

    Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!