×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia jep detaje: Personi që u vra në Shkodër është 19-vjeçar, autorët janë larguar me motoçikletë

    Reporteri
    18 Shtator 2022 | 21:18

    Policia ka dhënë një njoftim zyrtar për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

    Sipas “uniformave blu”, E.Xh., 19 vjeç ka mbetur i vrarë në rrethana ende të paqarta.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

    Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

    Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

    Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!