×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pranga të riut në Fier, u kap me 350 fidanë kanabis

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 13:55

    Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi iu gjetën dhe sekuestruan 350 fidanë kanabis.


    Policia thotë se informaci për kultivim të lëndëve narkotike është marra në rrugë operative nga qytetarët. Operacioni për sekuestrimin e drogës është bërë në fshatin Buzmadh.

    “Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe sekuestruan rreth 350 fidanë narkotikë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit që po tentonte për t’i kultivuar G. Y., 31 vjeç, banues në Buzmadh, Fier”, thotë policia.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!