Presidenti Ilir Meta tha se angazhimi i jetës së tij politike është rikthimi i Kushtetutës së vitit 1998, duke theksuar se tani kuptohen pasojat e ndryshimeve të bëra ndaj kësaj Kushtetute në vitin 2008.
I ftuar në “Opinion”, Meta thekson se institucioni i Presidentit komprometohet duke u fshehur nga presioni.
Vangjeli: Do ta ftoni popullin duke mbledhur firma për referendum?
Meta: Angazhimi i jetës sime politike është që të rikthehet Kushtetuta atje kur u votua në 1998. E lehtë nuk do të jetë por tani e kuptojmë se çfarë ndodhi me ndryshimet e 2008-s. Institucioni i Presidentit nuk komprometohet duke mbrojtur Kushtetutën. Institucioni i Presidentit komprometohet duke u fshehur nga presioni që bëhet për të ligjëruar një bandë në krye të Shtetit që shkatërron demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.