×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Protesta kundër mbylljes së TikTok, Rama ironizon sërish Berishën: Bufi i kënetës u kërkon fëmijëve të mos shkojnë në shkollë

    Reporteri
    10 Mars 2025 | 17:10

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar edhe njëherë protestën e thirrur nga PD këtë të shtunë (15 mars) kundër mbylljes së TikTok.

    Përmes rubrokës “Ç’kemi” në Facebook, Rama thekson se Bufi i Kënetës (Berisha) u kërkon fëmijëve të bojkotojnë shkollën dhe prindërve që tu bashkohen fëmijëve kundër mësimit për mosmbylljen e TikTok.

    Sipas tij kjo situatë qesharake që ka përfshirë opozitën vjen për shkak se në krye të saj vijojnë të qendrojnë bufat që kërkojnë të helmojnë e pickojnë çdo ditë shqiptarët.

    “Bufi i kënetës u bën thirrje fëmijëve të protestojnë për mbylljen e tiktok për të mos shkuar në shkollë, dhe u kërkon prindërve të bashkohen me fëmijët, kundër mësimit, dhe të dalin në shesh për Tiktokun, kjo është këneta jonë opozitare dhe filozofia e saj. Kjo ka qenë dhe do të jetë derisa të ketë Bufin që vigjilon nga ballkoni me të gjithë gjindjen poshtë në kënetë, duke i kthyer përfaqësuesit e popullit opozitar në zvarranikë politikë e në insekte mediatike që kafshojnë e pickojnë duke helmuar pafund çorbën e debatit politik e mediatik shqiptar. 95% e mësuesve na kërkuan mbyllni tiktok një orë e më parë, madje ata na kërkuan edhe më shumë. Arsyeja pse vendimi u mor vetëm javën e shkuar, ka të bëjë vetëm me kapacitetet teknike për ta mbyllur. S’ka të bëjë me lirinë  e fjalës dhe zgjedhjet. Apeli i bufit të kënetës, duhet të marrë seriozisht si një simptomë lajthitjeje e rrezikshme”, tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!