Partia Socialiste e kryeministrit, Edi Rama, ka thirrur aleatët e saj në një tryezë konsultimi për të analizuar situatën politike në vend, pas largimit nga Parlamenti të Partisë Demokrtike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Përmes një deklarate të përbashkët të 26 partive, ky grupim thekson se braktisja e tempullit të demokracisë synon të dëmtojë rëndë interesat kombëtare të vendit.
PS me aleatët e saj vlerësojnë se retorika dhe përdorimi i dhunës për qëllime politike tenton të destabilizojë vendin, duke e kthyer atë në vitet ‘97-’98, raporton Top Channel.
Ky grupim mbështet ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor dhe thellimin e tyre për depolitizimin e plotë të Administratës Zgjedhore, si dhe pjesëmarrjen e emigrantëve në proceset zgjedhore, bashkë me përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik të votave në një projekt pilot, që në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.