×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pushimet në Velipojë: Bizneset po bëhen gati, po marrin masat anticoronavirus

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 10:22

    Sezoni turistik duket se do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara.


    Me masa dhe kushte të reja, duke respektuar distancën por edhe rregullat për parandalimin e përhapjes se koronavirusit, bizneset në Velipojë kanë nisur përgatitjet për të pritur pushuesit.

    Aleksandër Nikolli është një operator turistik i cili thotë se situata është ë veshtire, por në hotelin e tij dhe restorantet po merr masat që kerkohen për të ruajtur shëndetin e pushuesve.

    Ai kujton se një vit më parë në këtë periudhe, u ka shërbyer dhjetëra të huajve. Per Lekë Markun, biznesi në Velipojë ka shumë avantazhe pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi.

    Zbatimi i distances mes cadrave, duket se do të jetë shqetësimi më i vogel në Velipojë për shkak se kjo zonë turistike me më shumë se 13 km vijë bregdetare ofron hapësira të mjaftueshme për qytetarët. Tashme i mbetet bizneseve që të respektojnë kushtet e tjera, me shpresen se edhe turistet nuk do të mungojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!