×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qëlluan me sende të forta eskortën e Ramës, procedohen penalisht tre korçarë

    Reporteri
    16 Qershor 2019 | 12:10

    Janë proceduar penalisht 3 persona nga qyteti i Korçës për protestën që kanë zhvilluar ditën e djeshme, ndërkohë që kryeministri Rama po vijonte fushatën elektorale në këtë qytet.


    Presonat janë proceduar penalisht për veprën “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prisjej të qetësisë Publike”. “Policia e Korçës, bazuar në pamjet filmike dhe raportet e shërbimit, të protestës së zhvilluar në datë 15.06.2019 në vendin e quajtur “Kthesa e Cangonjit”, filloi procedimin penal ndaj shtetasve M.H, 34 vjeç; S.S, 34 vjeç dhe E.L, 37 vjeç, banues në Korçë.

    Këta shtetas, në momentin kur ka kaluar eskorta e Kryeministrit, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, duke hedhur në drejtim të tyre sende të forta, si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”, sqaron policia lokale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!