×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qeveria u jep leje me dalë – Pensionistët ia mësyjnë plazhit

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 11:26

    Shqipëria do të jetë e mbyllur edhe për këtë fundjavë.


    Por, pensionistët mund të dalin për ajrosje, jo për domino apo çfarëdo aktiviteti tjetër, njofton kryeministri Rama, përmes një statusi në “Facebook”, shkruan Reporteri.net

    “Nesër ku gjithçka do të jetë e mbyllur për të gjithë pensionistët do të mund të dalin jo për vizita, jo për domino apo ulje shumë të rrezikshme në grup por për ajrosje dhe ecje në këmbë deri në orën 11:00 paradite dhe jo më shumë se me një tjetër pensionist duke ruajtur distancën e sigurisë”, shkruan Rama.

    Por, si duket kjo masë e vendosur nga kryeministri Rama, nuk u respektua shumë nga pensionistët. Kjo pasi një numër i madh i tyre ia mësyen plazhit.

    Kujtojmë se kjo kategori e persona është më e prekura nga koronavirusi deri me tani./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!