×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qytetari i ankohet për hapësirat e plazhit, pronari i “Hotel Regina” e godet me grusht

    Reporteri
    09 Gusht 2024 | 15:40

    Ditën e sotme, një qytetar është sulmuar fizikisht nga pronari i tre Hoteleve “Regina” në Vlorë, Vasil Bedinaj.

    Mediat në Shqipëri raportojnë se qytetari iu kishte ankuar pronarit për hapësirat e plazhit që kishte zënë hoteli i tij.

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet pronari i hoteleve që afrohet godet me grusht në fytyrë qytetarin, i cili më pas reagon, por ndërhyrja e disa personave të tjerë shmangu përshkallëzimin e konfliktit fizik.

    Sipas mediave atje, Vasil Bedinaj, në dhjetor të vitit 2023, ka qenë nën hetime pasi u konstatua se ka ndërtuar pa leje në në zonën e Radhimës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!